Dukagjini synon fitoren e parë në kampionat

Futboll

Dukagjini synon fitoren e parë në kampionat

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:05
Dukagjini synon fitoren e parë në kampionat

Dukagjini është nikoqir i Ferizajt në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit nuk dinë për fitore në këto tetë javët e para ku kanë marrë vetëm dy pikë.

Në anën tjetër edhe Ferizaj nuk qëndron mirë, pasi zë vendin e parafundit në tabelë me shtatë pikë.

Vendasit synojnë të marrin tri pikët e para në kampionat sot, derisa mysafirët nga Ferizaj kanë udhëtuar drejt Klinës për mos tu mposhtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat