Fitore e madhe e Kosovës së Dusseldorfit

Futboll

Fitore e madhe e Kosovës së Dusseldorfit

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:37
Fitore e madhe e Kosovës së Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së tetë në Bezirksliga në Gjermani.

Djelmoshat kuqezi shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj BV Wevelinghoven.

Fitorja do të ishte edhe më bindëse sikur të realizonin penalltinë në pjesën e parë.

Golat i shënuan Astrit Hyseni dhe Rilind Salihi.

Kosova renditet në vend të pestë me 12 pikë dhe ka 4 me pak se lideri VfL Jüchen-Garzweile dhe BV Wevelinghoven është në të 14-tin me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat