Partizani - Tirana, mësohet sa bileta janë shitur deri tani

Futboll

Partizani - Tirana, mësohet sa bileta janë shitur deri tani

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 14:14
Partizani - Tirana, mësohet sa bileta janë shitur deri tani

Partizani ka publikuar prej ditësh çmimet e biletave për derbin e së dielës ndaj Tiranës në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat në tribunat pas portave kushtojnë 500 lekë të rinj, teksa ajo përballë 1000 lekë të rinj.

Biletat në tribunën qendrore kushtojnë 3000, 4000 dhe 5000 mijë lekë të rinj, teksa mund t’i siguroni në pikat e shitjes në “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 deri në orën 19:00.

Tifozët e Tiranës do të vendosen pas portës në tribunat S dhe V, si dhe në tribunën qendrore, ku për ta janë rezervuar sektorët W105, W106, W107.

“Panorama Sport” mëson se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 5 mijë bileta, teksa sot dhe nesër pritet një numër akoma më i lartë i të interesuarve.

Stadiumi “Air Albania” ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh, por vështirë të mbushet plot e përplot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat