Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se sfida me Romën, nuk do të jetë e lehtë.
Interi dhe Roma do të përballen sonte në derbin e kësaj fundjave në Serie A.
Tekniku i ‘Nerazurëve’ thotë se ‘romakët’ janë skuadër e fortë dhe kanë një trajner të shkëlqyer si Jose Mourinho.
“Do të jetë një ndeshje shumë kërkuese, e përbërë nga shumë duele”, tha ai.
“Roma është e fortë, e ka forcuar veten me lojtar cilësor. Ata kanë një trajner të shkëlqyer, duhet të përgatitemi mirë. Kemi analizuar humbjen dhe kemi përgatit këtë ndeshje të rëndësishme”, theksoi Inzaghi.
Ndeshja Inter-Roma nis në orën 18:00.