Arsenal-Tottenham është një nga përballjet më të bukura dhe të luftuara në Premier League.
Vendasit, të cilët kryesojnë kampionatin, kaluan në avantazh në minutën e 20’ falë një eurogoli të Thomas Partey.
Gjithsesi, festa e Gunners nuk zgjati shumë, pasi ekipi i Antonio Contes barazoi rezultatin në 11 minuta më vonë. Richarlison u ndal në mënyrë të parregullt nga braziliani Gabriel dhe penallti për Tottenhamin.
Ekzekutimin e mori përsipër kapiteni Harry Kane, i cili nuk gaboi dhe dërgoi topin saktësisht në rrjetën e portës së Arsenalit. Spektakël dhe barazim 1-1 në derbin e Londrës.