Dukagjini i Klinës shijon fitoren e parë në javën e nëntë të elitës së futbollit të Kosovës.
Klinasit shënuan fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Fitore me përmbysje!
Në minutën e 7-t, Enis Sefa kaloi në epërsi Ferizajt.
Disavantazhi e trimëroi Dukagjinin, duke ndezur turbinat dhe shkatërruan çdo gjë që kishin para vetes.
Në minutën e 22-t, Altin Merlaku realizon për 1:1 dhe Dior Zabërgja shënon për 2:1 në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte fatale për ferizajasit, kur klinasit realizuan edhe dy gola përmes Blerind Morina (51’) dhe Oto John (70’-nga penalltia).
Ferizaj është në pozitën e nëntë me 7 pikë dhe Dukagjini në fund (i dhjeti) me 5 sosh.