Talenti i Chelseas, Levi Colwill është në ‘radarët’ e klubeve të mëdha italiane.
Sipas “Calcio Mercato” i huazuari nga Chelsea tek Brighton ka ndezur interesimin e AC Milanit, Napolit dhe Atalantës.
Colwill sezonin e kaluar luajti tek Huddersfield në formë huazimi nga ‘Blutë’ e Londrës, derisa këtë sezon të garave është huazuar Brighton.
Tre gjigantët e Serie A siç raportohet synojnë ta bëjnë të vetin talentin e londinezëve verën e ardhshëm.