Shqiptari i Kosovës, Bersant Celina, ishte heroi i skuadrës turke të Kasimpasha, në duelin ndaj Gaziantep, të vlefshme për javën e tetë të elitës së futbollit turk.
Mesfushori shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 57-të, duke i dhuruar fitoren e katërt në kampionat vendasve të Kasimpashës.
Celina u transferua në merkaton e verës, teksa u shndërrua menjëherë në protagonist te skuadra turke. Me këtë fitore skuadra e Kasimpashës u ngjit në kuotën e 12 pikë, ku ka regjistruar 4 fitore dhe 4 humbje.
Ky ishte goli i parë me fanellën e skuadrës së re për Celinën.