Kristjan Asllani luan sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Interit në Serinë A. Dhe nuk do të jetë një ndeshje dosido, por një sfidë e vështirë ndaj Romës së Zhoze Murinjos.
Futbollisti është zëvendësuesi i Brozoviç të dëmtuar dhe Inzagi më në fund i ka dhënë besimin duke e hedhur nga fusha e lojës në rreshtimin e zikaltërve të cilët duan të marrin veten pas humbjes përballë Udinezes para ndalesës së kampionatit.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjar, Açerbi, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Asllani, Çalhanollu, Dimarko; Lautaro Martinez, Xheko.
Trajner: Simone Inzagi.
ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mançini, Smalling, Ibanez; Çelik, Matiç, Kristante, Spinacola; Zaniolo, Pelegrini; Dibala.
Trajner: Salvatore Foti (Murinjo i skualifikuar).