FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina - Trepça '89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave.
"Kjo ndeshje ishte paraprë të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri' në Prishtinë të dielën.
Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës.
Se kur do të caktohet orari për t'u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë", - njofton FC Prishtina.