Roma kthehet me tre pikë nga stadiumi “San Siro”.
Romakët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Interit, në derbin e javës së 8-të të Serie A.
Futbollisti shqiptar, Kristijan Asllani, u paraqit titullar dhe tregoi lojë të mirë.
Ai u zëvendësua në minutën e 77-të.
Në minutën e 30-të, Federico Dimarco nga rreth 15 metra me goditje përtokë fërfëllon topin në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0.
Paolo Dybala në minutën e 39-të barazon rezultatin falë një goditje mjeshtërore nga 12-13 metra.
Në minutën e 75-të, Chris Smalling shënon për fitoren e Romës.
Trajneri Jose Mourinho i gëzohet shumë kësaj fitore.
Roma zë vendin e katërt me 16 pikë, ka katër më shumë se Interit që renditet tre pozita më poshtë.