Monchengladbach pëson debakël në Bremen

Futboll

Monchengladbach pëson debakël në Bremen

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2022 Në ora: 20:20
Monchengladbach pëson debakël në Bremen

Monchengladbach ka pësuar debakël me rezultat 5:1 në Bremen nga Werderi, në takimin e javës së 8-të të Bundesliga 1. 

Pak kush e ka pritur një humbje të tillë të Monchengladbach, ndërsa Werderi mori tre pikë të mëdha. 

Për Werderin shënuan Fullkrug (5' e 13'), Ducksch  (8'), Bensebaini (37'-autogol), Weiser (73') dhe për Monchengladbach shënoi Thuram (63').

Portieri Sommer pati një mbrëmje të keqe, pesë herë e nxori topin nga rrjeta. 

Werderi renditet në vend të tetë me 12 pikë sa ka edhe Monchengladbach një pozitë më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat