Futbollisti i Arabisë Saudite, Khaled Al-Zylaeei, sot ka ndërruar jetë.
Kjo është konfirmuar nga mediat arabe.
Futbollisti nuk kishte më shumë se 35 vjet.
Khaled Al-Zylaeei u tërhoq nga futbolli në qershor të vitit 2020 pasi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, sklerozën laterale amiotrofike.
Fatkeqësisht, kjo sëmundje muskulore u zhvillua me shpejtësi dhe pavarësisht trajtimeve të ndryshme, Khaled përfundimisht pati vështirësi në të folur dhe nuk mund të lëvizte vetëm.
Al-Zilaej fitoi tre tituj kampion me një nga klubet më të suksesshme në Arabinë Saudite, Al Nasr.