Pep Guardiola i ka paralajmëruar rivalët e Mançester Sitit se Erling Haland i ka hedhur pas krahëve problemet e vazhdueshme fizike falë punës së departamentit mjekësor që ka bërë mrekullira me të.
“Qytetarët” dërguan fizioterapistin e tyre, Mario Pafundi, gjatë grumbullimit të 22-vjeçarit me kombëtaren norvegjeze, ndërsa ai ka qenë titullar në 11 ndeshjet e këtij sezoni bashkë me kombëtaren dhe ka shënuar 15 gola.
“Erling vuajti shumë në Dortmund nga dëmtimet sezonin e shkuar dhe erdhi këtu me probleme të vogla pas operacionit.
Ai nisi punën me Marion dhe djemtë e tjerë.
Falë tyre dhe etikës së tij të punës, ai mund të luajë rregullisht tani. Sezonin e shkuar nuk ishte e mundur.
Kanë bërë një mrekulli”, tha Pep në konferencë.
Trajneri i Sitit konfirmoi se Stons do ta humbasë derbin pas tërheqjes muskulore që pësoi në ndeshjen e Anglisë kundër Gjermanisë, por ai shtoi se pret që qendërmbrojtësi të rikthehet në stërvitje pas 10-14 ditësh.