Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Empolit.
Kampionët në fuqi vazhduan serinë e fitoreve në Serie A, duke mundur Empolin (1-3).
“Ky është futbolli. Ndeshjet mund të ndryshojnë dhe të marrin drejtime të ndryshme, kjo varet nga shumë situata”, tha ai.
“Jam absolutisht i kënaqur me performancën e lojtarëve te mi. Nuk kam asnjë dyshim për grupin që unë drejtoj, për profesionalizmin e tyre. Ne kemi shumë respekt për klubin dhe tifozët”.
“Duhet të mendojmë deri në fund për t’i fituar ndeshjet. Ne po përpiqemi të bëhemi një ekip i madh, kjo është gjeja më e mirë për mua. Këta djem me emocionojnë”, theksoi Pioli.