Lazio me lehtësi mundi Spezia-n, Hysaj 26 minuta

Futboll

Lazio me lehtësi mundi Spezia-n, Hysaj 26 minuta

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:19
Lazio me lehtësi mundi Spezia-n, Hysaj 26 minuta

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Spezia-s. 

Golat i realizuan Zaccagni (12'), Romagnoli (24') e Milinkoviq - Saviq (62' e 90+1).

Futbollisti Elseid Hysaj futet në lojë në minutën e 64-të dhe i gëzohet fitores me Lazio-n.

Hysaj asistoi në golin e fundit.

Immobile i Lazio-s, humbi penalltinë në minutën e 3-të.

Lazio është në vend të tretë me 17 pikë, tre me pak se lideri Napoli dhe Spezia është e 12-ta me 8.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat