Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, me meritë ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Therandasit përveç që një herë qëlluan shtyllën patën edhe shumë raste.
Në minutën e 45+2, Arbër Prekazi shënoi autogol, ndërsa meriton Korenica në atë të 88-tën, vulosi fitoren në 2:0.
Ballkani renditet në vend të dytë me 18 pikë, ka dy ndeshje me pak dhe tri pikë me pak se lideri Drita dhe Gjilani zë vendin e tretë me 14 sosh.
Albi Mall Superliga
Ballkani - Gjilani 2:0
Drita - Drenica 2:1
Llapi - Malisheva 1:1
Prishtina - Trepça '89 u shty
Dukagjini - Ferizaj 4:1
Tabela
1. Drita 9 6 3 0 20:7 21
2. Ballkani 7 6 0 1 11:4 18
3. Gjilani 9 4 2 3 10:11 14
4. Prishtina 8 3 3 2 10:8 12
5. Drenica 9 3 2 4 9:12 11
6. Trepça ’89 7 2 3 2 16:13 9
7. Llapi 8 2 3 3 8:12 9
8. Malisheva 9 2 2 5 15:19 8
9. Ferizaj 9 1 4 4 8:16 7
10. Dukagjini 9 1 2 6 8:13 5