Roma e Jose Mourinhos mbrëmë ka triumfuar në udhëtim tek Interi (1-2), duke bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës.
Chris Smalling, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për ‘romakët’, pas ndeshjes tha se në ‘San Siro’ kishin ardhur vetëm për fitore.
Sipas tij, e gjithë skuadra ‘luftojë’ deri në frymën e fundit për fitore.
“Këtu erdhëm vetëm për fitore dhe ia dolëm. Ishte një fitore ekipore sepse ‘luftuam’ të gjithë së bashku deri në frymën e fundit”, tha Smalling.
Pas kësaj fitore, Roma tani ka 16 pikë, vetëm katër pikë larg liderit të tabelës, Napolit.