Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6:3 ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.
Tre gola nga Foden dhe tre të tjerë u shënuan nga Haaland në derbin lokal sot.
Përveç tre golave, Haaland kontribuoi edhe me dy asistime tjera, duke shkëlqyer sot.
Foden e nisi festivalin e golave në minutën e tetë, për ta vazhduar pastaj Haaland me dy gola brenda 45 minutave të parë.
Foden realizoi për 4:0 në minutën e 44-të.
Man Utd e ngushtoi epërsinë në 4:1 në minutën e 56-të, kur Antony realizoi një gol të bukur.
Haaland e kompletoi hat-trikun e tij në minutën e 64-të, kurse Foden nëntë minuta më pas.
“Djajtë e Kuq” e shënuan edhe golin e dytë nga Martial në minutën e 84-të.
Në minutën e fundit, Martial shënoi sërish nga pika e penalltisë për 6:3.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Arsenali.
Në anën tjetër, Manchester United mbetet i gjashti me 12 pikë gjithsej.