Kampioni në fuqi, Shkupi, dështon në Çair, duke luajtur baras (0:0) me Sileksin e Kratovës, në takimin e javës së nëntë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Sileksi me meritë mori një pikë dhe gati edhe trepikëshin, për fat të skuadrës shqiptare Yankulov në minutën e 75-të nuk realizoi nga një rast ideal.
Shkupjanet zhgënjyen me këtë barazim dhe mbeten larg kreut të tabelës.
Struga Trim Lum kryeson me 25 pikë, pasojnë Sileksi me 15, Shkëndija 15, Tikveshi 13, Shkupi 12 pikë etj.