Feronikeli 74 nga Drenasi është lideri i ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Skuadra nga Drenasi ngadhënjeu në derbi, me rezultat 2:0 ndaj Rahovecit vendas.
Vëllaznimi i Gjakovës pësoi humbjen e shtatë radhazi, kësaj here mposhtet me 3:1 nga Istogu vendas.
Rezultatet
Liria - Phoniex 2:0
Istogu - Vëllaznimi 3:1
Rahoveci - Feronikeli 74 0:2
Rilindja 1974 - Trepça 2:2
A&N - Drenasi 1:3
Pas javës së 7-të, Feronikeli 74 kryeson me 14 pikë, pasojnë Rahoveci 14, Phoniex 13, Istogu 12, Drenasi 12, Liria 11, Rilindja 1974 7, A&N 7, Trepça 5 dhe Vëllaznimi 0 pikë.
Në javën e 8-të do të takohen: Feronikeli 74 - Liria, Drenasi - Trepça, A&N - Rahoveci, Vëllaznimi - Rilindja 1874 dhe Phoniex - Istogu.