Young Boys nga Bernë kthehet me tre pikë nga Luzerni.
Futbollistët shqiptarë, Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani, u paraqitën për ekipin e Young Boys, e cila e mposhti me rezultat 2:1 Luzernin, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit zviceran.
Imeri luajti standard dhe u paraqit 61 minuta dhe Donat Rrudhani u inkuadrua në katër minutat e fundit të lojës.
Për Young Boys shënuan Meschack (15') e Nsame (90+5') dhe për Luzernin Schurpf (18').
Young Boys kryeson me 20 pikë dhe Luzern renditet në pozitën e tetë me 11 pikë.
Ardon Jashari u paraqit standard dhe Ismajl Beka nga minuta e 78-të për Luzernin. Beka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të.