Federata Shqiptare e Futbollit së fundmi ka reaguar në lidhje me zërat për një akord me trajnerin italian Luigi Di Biaggion, duke hedhur poshtë këtë hipotezë për momentin.
“FSHF dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt’, shkruhet në reagimin e institucionit shqiptar.