Përfundon pa gola ndeshja Leeds United-Aston Villa, takim të cilin ekipi vendas e luajti me një lojtar më pak prej minutës së 49’.
Kolumbiani Luis Sinisterra mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Leedsin me dhjetë lojtarë. Ekipi i Steven Gerrard krijoi raste të shumta, por u ndal nga një super Illan Meslier.
Kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore për Leeds United, që renditet në vend të 12-të me 9 pikë. Ndërkohë, Aston Villa regjistroi takimin e tretë radhazi pa humbje.
Por, renditja nuk mbetet e kënaqshme, pasi ekipi nga Birmingemi mban pozicionin numër 14 pas javës së tetë.