Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, synon titullin e kampionit në Mal të Zi.
Deçiqi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Mornarit të Tivarit, në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit malazez.
Për Deçiqin shënuan Fatos Beqiraj (7’), Bajoviq (82’), Cmiljaniq (90+2’) dhe për Mornarin realizoi Kajeviq (18’).
Sutjeska kryeson me 20 pikë sa ka edhe Deçiqi në pozitën e dytë.
Skuadra shqiptare lufton për titull fyt për fyti me Sutjeskën dhe Buduçnostin
Rezultatet
Buduçnosti - Iskra 0:1
Deçiqi - Mornari 3:1
OFK Petrovac - Arsenal 1:2
Rudari - Jezero 2:1
Sutjeska - Jedinstvo 5:0
Tabela
1. Sutjeska 10 6 2 2 22:6 20
2. Deçiqi 10 6 2 2 21:13 20
3. Buduçnosti 10 5 2 3 15:8 17
4. Jezero 10 4 3 3 14:13 15
5. OFK Petrovac 10 4 3 3 14:14 15
6. Arsenali 10 5 0 5 14:18 15
7. Rudari 10 3 3 4 7:13 12
8. Iskra 10 2 3 5 8:15 9
9. Mornar 10 2 2 6 8:15 8
10. Jedinstvo 10 2 2 6 9:17 8
Në javën e ardhshme do të takohen: Buduçnosti - OFK Petrovac, Iskra - Deçiqi, Jedinstvo - Arsenali, Jezero - Sutjeska dhe Mornari - Rudari.