Juventusi këndellet, ngadhënjen me rezultat bindshëm 

Futboll

Juventusi këndellet, ngadhënjen me rezultat bindshëm 

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 22:30
Pamje nga ndeshja

Juventusi pas një serie të keqe, dy barazime dhe një humbje, këndellet dhe i kthehet fitoreve në Serie A. 

"Zonja e Vjetër" ka shënuar fitore me rezultat bindës, 3:0 ndaj Bologna-s, në takimin e javës së 8-të.

Juve dominoi dhe pa ndonjë telashe mori tre pikë, duke iu falënderuar golave të Kostiqit (24'), Vllahoviqit (59') dhe Milikut (62'). 

Juventusi renditet në vend të shtatë me 13 pikë dhe Bologna është e  17-ta me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat