Ekipi i të rinjve të Kumanova Milano 2010 dje barazoi 2:2 me Makedonija GP, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës së pionierëve (gjenerata 2006.
Ajo se cfarë ra në sy në këtë ndeshje ishte goli fantastik me thembër i talentit të ri Shaban Memeti në stilin e Zlatan Ibrahimoviçit për rezultatin 2-1.
Për Shaban Memetin ky është goli i dytë i tij në këtë kampionat. Trajner i tij është Erkan Jusuf.
Ndryshe, Shaban Memeti është nip i futbollistit të Kombëtares shqiptare Taulant Seferi.
E pra nuk thonë kot: Dardha bie nën dardhë. Nipi Shabanit shkon hapave të dajës Taulant Seferi.