Skenderovski publikon listën për ndeshjet kualifikuese ndaj Italisë dhe Suedisë

Futboll

Skenderovski publikon listën për ndeshjet kualifikuese ndaj Italisë dhe Suedisë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:45
Skenderovski publikon listën për ndeshjet kualifikuese ndaj Italisë dhe Suedisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall në fillim të tetorit do t’i nisë kualifikueset për Botërorin 2024.

Maqedonia është në grupin 10 së bashku me Italinë dhe Suedinë.

Ndeshjen e parë e luajmë kundër Suedisë më 7 tetor në Alingsas me fillim nga ora 17:00. Pesë ditë më vonë në Shkup mirëpresim Italinë. Ndeshja Maqedoni-Itali do të luhet në qendrën sportive “Jane Sandaski” me fillim nga ora 19:00.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futsall, Vasko Skenderovski, ka vendosur që për kualifikimet e ardhshme të thërrasë këta lojtarë:

Portierë: Ivan Stojanovski (Arben Bajrami), Antonio Petrovski (Projekt);

Futbollistët: Zoran Levevski (Shkupi), Taulant Ismaili (Arben Bajrami), Ivan Krstevski (Vranje, Serbi), Ismet Ceka (Shkupi), Igor Leovski (Mimel-lucenec, Sllovaki), Darko Rangotov (Projekt), Dragan Petrovic (Vranje, Serbia), Jakup Ramadani (Ligeni), Daniel Marinho De Souza (Loznica, Serbi), Jokica Arsovski (Hohenstein Ernsthall, Gjermani), Erkan Seferi (Shkupi).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat