Leao drejt rinovimit me Milanin

Futboll

Leao drejt rinovimit me Milanin

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:54
Leao drejt rinovimit me Milanin

Rafael Leao po habit gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij në kufijtë e përsosmërisë. Portugezi sprinton, asiston, shënon dhe çmend mbrojtjet kundërshtare.

Një rritje eksponenciale që bën të buzëqeshë një Milan që tashmë po mendon për një rinovim, që nuk premton të jetë aq i thjeshtë.

E përditshmja ‘Tuttosport’ ka bërë një bilanc të problemit, duke nisur me skadimin e kontratës aktuale, të përcaktuar në vitin 2024.

Nëse në verën e vitit 2023 nuk do të jetë arritur ende një marrëveshje mes palëve, do të ketë dy zgjidhje: shitje ose sezon të fundit të kurorëzuar me largim falas.

Kjo e fundit do të ishte një hipotezë e përgjakshme për arkën e “Djallit”, që siç ndodhi me Donarumën dhe më gjerë, do të hiqnin dorë nga një figurë shumë e ëndësishme.

Megjithatë, e përditshmja torineze shkruan se si Milani e ka përjetuar nga afër rëndësinë e Rafael Leaos dhe për këtë arsye është gati për një përpjekje të rëndësishme ekonomike.

Ideja është të mos kalojë përtej 7 milionë eurove, çka do të cenonte ekuilibrin e brendshëm të dhomave së zhveshjes. Ashtu si Leao për Milanin, Khviça Kvaratskhelia është padyshim njeriu i momentit te Napoli.

I blerë për vetëm 10 milionë euro, gjeorgjiani tregoi atë që është i aftë në shumë pak ndeshje, duke mos e vuajtur aspak impaktin me Serinë A.

Para se të kalonte te Napoli, ishte pikërisht “Djalli” që monitoronte me kujdes Kvaran, por nuk çoi e kurrë deri në fund goditjen.

Arsyeja është se kuqezinjtë mendonin se ishin në rregull me Leaon dhe nuk donin t’i shtonin konkurrencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat