Pas pushimit ndërkombëtar, rikthehen ethet e Champions League. Sonte do të luhen ndeshjet e xhiros së tretë, në grupet A, B, C dhe D. Derbi zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, ku Interi do të presë Barcelonën.
Interi është në krizë, pasi ka tri humbje në katër ndeshjet e fundit, ndryshe nga Barcelona, e cila po fiton pa problem në La Liga. Ka mundësi që ndeshja e sotme të jetë e fundit për Simone Inzaghin në bankinën e Interit.
Një hendikap i madh për Interin do të jetë mungesa e Marcelo Brozovicit. Edhe Barcelona ka probleme, ngase nuk mund të llogarisë në Ronald Araujo dhe Gilles Cunde.
Grupi A:
Ajax-Napoli
Liverpool-Rangers
Tabela: Napoli 6, Liverpool 3, Ajax 3, Rangers 0
Grupi B:
Club Brugge-Atletico Madrid
Porto-Bayer Leverkusen
Tabela: Club Brugge 6, Atlético 3, Bayer Leverkusen 3, Porto 0
Grupi C:
Inter-Barcelona
Bayern Munich-Viktoria Plzen
Tabela: Bayern 6, Barcelona 3, Inter 3, Victoria 0
Grupi D:
Eintracht-Tottenham
Marseille-Sporting
Tabela: Sporting 6, Tottenham 3, Eintracht 3, Marseille 0
Ndeshjet Bayern-Victoria dhe Marseille-Sporting do të fillojnë nga ora 18:45, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen në orën 21:00.