Raheem Sterling zgjodhi të largohet pas 7 vitesh nga “Etihad” ndërsa preferoi të jetë protagonistë në “Stamford Bridge”.
Menjëherë te Chelsea, sulmuesi anglez është kthyer në një lojtar kryesorë në formacionin e Graham Potter, por që të arrijë në suksesin që gëzon ditët e sotme, sigurisht ish-lojtari i Manchester City-t ka vuajtur.
Lojtari i kombëtares britanike ka prezantuar edhe atletet e reja të cilat janë vijnë si një kujtim prej ditëve kur Sterling shkonte në stërvitje me autobuz i shoqëruar nga motra e tij.
“3 autobuzë për të shkuar në stërvitje. 18, 182, 140, këto numra nuk do t’i harroj kurrë. Pavarësisht problemeve motra ime më shoqëronte gjithnjë. Këto atlete i kam si dedikim për të dhe për të gjitha momentet që kemi ndarë së bashku në rrugën drejt suksesit”, tha Sterling.
Në sezonin e aktual, Sterling ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje për Chelsean ndërsa synimi është të festojë një trofe me Blutë e Londrës.