Pak kush e njeh në Ferizaj dhe në Kosovë si Veton Selmani, shumica e njohin me nofkën bugari!
Dikur gjyqtar i dyfishtë, në futboll dhe në hendboll!
Gjyqtar i gjeneratës së sakrificës dhe disa vite ka refuar edhe pasluftës, i preferuar qoftë të futbolli qoftë të hendbolli.

Ka qenë i preferuar si gjyqtar të sportistët (futbollistët) meshkuj dhe hendbollistet (femrat).
Selmani njihej për guxim dhe korrektësi por edhe gëzonte respektin kudo!
Nofka e tij edhe sot është e çuditshme për shumëkënd! Vetoni nuk ka lidhje në asnjë formë me Bullgari por kjo nofkë i ka mbetur se pak a shumë i ngjan me stilin e tij bullgarëve.
Edhe sot pyesin se ku gjendet bugari?
Simpatizohet edhe nga gjeneratat e reja!
Sot është jashtë referimit, është i pensionuar nga referimi në futboll dhe në hendboll, ndërsa punon në Ferizaj dhe është jashtëzakonisht i vlerësuar!
Mbahet mend si gjyqtar i dyfishtë dhe ndonjëherë edhe me vendime të paparashikueshme në fushën e lojës, sidomos kur ishte ndeshje e tensionit të lartë!