Ndërroi tre kombëtare për 10 muaj! Në Serbi çuditin me lojtarin shqiptar që i befasoi të gjithë: Është për libër Ginisi, do hyjë në historinë e futbollit!
Nëse më parë jemi mësuar me lojtarë shqiptarë që nuk e kanë shumë të qartë Kombëtaren që do të përfaqësojnë, Shaban Zenku është rasti më ekstrem. Ky lojtar ka ndërruar 3 përfaqësuese në vetëm 10 muaj.
E nisi te Kosova, e vazhdoi te Shqipëria dhe pritet që ta përfundojë te Maqedonia e Veriut.
Mbi këtë rast ka shkruar edhe media serbe, “Kurir”:.
“Ka hyrë në historinë e futbollit europian, në mos në librin “Ginisi”, shkruhet nga media serbe për lojtarin e Borussia Monchengladbach.