Futbolli nuk është shkencë ekzakte që një dhe një bëjnë dy. Është shumë, më shumë se aq.
Është ndjesi, emocion, dashuri dhe mbi të gjitha filozofi. Është filozofi, sepse metodat e veçanta e bëjnë të tillë.
Një nga këto metoda, e kanë kthyer Ismet Munishin në trajnerin shqiptar më motivues në futbollin shqiptar.
Është një nga rastet e rralla që një trajner nuk ankohet kurrë për organikën që ka në dispozicion, madje është një nga të vetmit që lojtarin më të parëndësishëm në organikë nuk e largon, por e transformon në lojtar me vlerë, kjo falë frymës dhe motivimit që ai përcjell.
Në Kosovë e dinë mirë se si u tranformuan, të paktën nga ana psikologjike, Ballkani dhe Gjilani kur trajner u emërua Ismet Munishi. Falë karizmës si trajner arriti ti bënte këto klube të besonin në fuqinë për të synuar titullin, pavarësisht organikës. Shikoni sot se si po e transformon Prishtinën me metodën e tij.
Gjithmonë pa u ankuar, madje duke marrë përsipër gjithmonë përgjegjësitë. Si rrjedhojë, shikoni se si po mbushet stadiumi i kryeqytetit .
Ai nuk ankohet kurrë për lojtarët e tij, sepse për të diferencën e bën motivimi dhe besimi, ai i konsideron ata si familje.
Dikush mund të thotë se nuk ka fituar ende titullin, por personalisht mendoj se ai e ka fituar me kohë kampionatin, sepse mënyra dhe ajo që po kultivon çdo ditë në futbollin shqiptar në Kosovë, por jo vetëm, është unike... (marrë në profilin e facebookut të autorit)