Tre dekada (Tridhjetë vjet) të suksesshme të klubit Kosova e Dusseldorfit.
Klubi më i organizuar shqiptar në Gjermani, që po shënon rezultate të lakmueshme në Bezirksliga, me ambicie të qarta që të ngriten në Landesliga.
Kryetari i klubit të Kosovës, Bujar Neziri, me stafin e tij, janë mobilizuar deri në pikën e fundit, për të ndërtuar një ekip sa më kompakte.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/04/auto_31664890875.jpg)
Futbollistët kuqezi po përgatitet për sfidën e mbetur ndaj VdS 1920 Nievenheim, e cila pritet të zhvillohet nesër.
Kosova aktualisht është në vend të shtatë me 12 pikë, ka një ndeshje me pak dhe 7 pikë me pak se lideri VfL
Jüchen-Garzweiler.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/04/auto_0001664890871.jpg)
Klub me histori të futbollit shqiptar në Gjermani, cilët janë trajnerët nëpër vite në këtë kolektiv, shembull i punës, organizimit, disiplinës, lojërave të mira dhe rezultateve.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/04/auto_auto_216647076101664890991.jpg)
Bujar Neziri, Fadil Vokrri dhe Nadir Haxhimusa
Trajnerët e Kosovës së Duseldorfit, prej vitit 1992 – 2017
1992 Enver Shala - Naim Konjufca
1993 -1995 Nadir Haxhimusa
1995 -1996 Naim Sojeva
1996 - 1997 Nadir Haxhimusa - Fatmir Raka
1998 - 2000 Nadir Haxhimusa2001 - 2003 Ismet Haliti - Emrush Ejupi
2003 - 2004 Naser Musliu - Bujar Haxhimusa
2004 - 2005 Ekrem Sahiti - Bujar Haxhimusa
2005 - 2006 Mentor Xhemajli
2006 - 2007 Samir Gashi - Ekrem Osmani
2008 Mentor Xhemajli (gjysmëvjetor), sponsor Sharr Turist
Viti 2008 Ekrem Osmani (gjysmëvjetor)
2009 Hafiis Baliu - Rexhep Baliu (gjysmë sezoni)
2009 - 2010 Ekrem Osmani - Bujar Haxhimua - Ekrem Sahiti
2011-2012 Naser Musliu - Bujar Haxhimusa
2021 Koni Eickels (Gjysmë sezoni)
2013 - 2014 Samir Gashi - Ekrem Osmani
2015 Arsim Nuha - Afrim Azemi
2017 Rene
2020 - 2022 Ibo Göl