Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 04.10.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së shtatë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
Vendime:
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së shtatë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për :
Inicime disiplinore:
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të SC ”Gjilani”, Roland Ajeti nr ID. 000514M96. MOTIVI: Në minutën 80 –të, të ndeshjes ishte ndëshkuar me karton të verdhë për pengim të drejtësisë dhe pasi e kishte aplauduar, injoruar dhe ofenduar gjyqtarin kryesor me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve zyrtare të ndeshjes Ballkani-Gjilani.
Ndaj: KF ”Trepça”. Motivi: Në protokolin zyrtar të ndeshjes nuk evidentohet prezenca e mjekut, e që është obligim i çdo klubi. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Rilindja1974-Trepça, njofton Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar.