Trajneri i Chelseas, Graham Potter ka thënë se ndaj Milanit luajnë për tri pikë, pasiqë sipas tij ndeshja është një sfidë e rëndësishme. Megjithatë ai e ka vlerësuar ekipin italian si një skuadër të fortë.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Angli.
"Është një sfidë madhe për ne dhe një sfidë emocionuese për ne. Ne do të përpiqemi për tre pikë. Është e rëndësishme të fitojmë, por ne po luajmë kundër një kundërshtari të fortë, kështu që duhet të luajmë mirë", ka thënë ai.
Ai ka thënë se ende nuk e di se cili nga dy portierët, Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy, do të fitojnë besimin e tij për të qenë numri një, por ai ka shtuar se ky fakt është gjë e mirë pasi kihet të bëhet me dy portierë të mirë.
Chelsea në Champions League gjendet e fundit në tabelë në një grup ku janë edhe Milan, Salzburg dhe Dinamo Zagreb.