Jean-Michel Aulas nuk ka ndërmend ta shkarkojë trajnerin Peter Bosz pavarësisht se Lyon humbi ndeshjen e katërt radhazi në kampionat të dielën.
Duke folur për mediet franceze, ndërsa pret ndryshimin e kursit në ndeshjen ndaj Toulouse, Aulas thekoi se nuk është miliarder që ta shkarkojë trajnerin.
“Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen e katërt radhazi, por nuk jam këtu për të bërë revolucionin. Unë nuk jam miliarder, si ai që shkarkon njeriun që fitoi Champions Leaguen, si kreu i Chelsea-t.
Mendoj fillimisht në interes të klubit, pastaj trajneri do të qëndrojë. Njerëzit mendojnë se është vetëm përgjegjësia e tij, por është plotësisht e ndarë me atë të lojtarëve dhe atë të presidentit.”-tha ai.