Skuadra e futbollit Struga Trim Lum synon fitore dhe kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Lideri i kampionatit maqedonas, Struga, është gati për sfidën e nesërme në Strugë (14.00).
Besmir Bojku flet në prag të ndeshjes së Kupës kundër Rabotniçkit.
“Sigurisht që na pret një ndeshje e vështirë.
Është vetëm një ndeshje dhe nuk kemi mundësi për përmirësim.
Objektivi ynë këtë vit është të dalim në kupat e Europës dhe përmes kupës është rruga më e shkurtër, ashtu që me siguri se do të japim më të mirën edhe në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Rabotniçki, për të arritur objektivat që kemi për këtë edicion”; thotë Bojku.