Një mbrëmje e mbushur plot makthe, kjo e sotmja për Ajaxin.
Skuadra prestigjioze holandeze u mposht me rezultatin tenistik 1-6 nga Napoli në shtëpi, në sfidën e tretë të fazës së grupeve.
Sipas faqes së specializuar të statistikave “Opta”, kjo është humbja më e rëndë e Ajakxit, në të gjitha garat, si në kampionat ashtu dhe në Europë, që nga nëntori i vitit 1964. Asokohet Ajaksi mposhtej me rezultatin 9-4 nga Fejonrdi në kampionat.
Disfata e sotme ndaj Napolit ishte edhe më e rëndë, sepse ndodhi në shtëpi, në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.