Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka mbetur tepër i zhgënjyer nga gjyqtari në duelin ndaj Interit, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1:0.
Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku spanjoll deklaroi se skuadrës së tij iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti. Sipas tij, arbitri duhet të japë shpjegime për vendimet e tij, që sipas Ksavit ishin të padrejta:
"Jam i indinjuar me vendimet e arbitrit. Në fillim anulon një gol për prekje me dorë të Ansu Fatit, por golin nuk e shënoi ai. Më pas nuk sinjalizoi asgjë në rastin e Dumfries. Nuk e di, por arbitri duhet të japë shpjegime”, deklaroi tekniku katalan.
"E kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur me 3-4-3, por vuajtëm shumë në pjesën e parë,
Na mungoi rimtin dhe nuk dilnim dot shpejt, u korrigjuam vetëm në 30 minutat e fundit, por kjo nuk mjaftoi, edhe për faj të arbitrit të ndeshjes”, deklaroi Xavi.