Transferim surprizë për Josip Iliçiç!
Sulmuesi ka kaluar me parametra zero te skuadra ku u bë i njohur, te Maribori në Slloveni.
34-vjeçari, i cili e mbylli me Atalantën këtë sezon do të vijojë karrierën në vendlindje, duke u rikthyer sërish te Maribori pas 12 vitesh.
Slloveni ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Mariborit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen ish-futbollistit bergamask.
Përveç Atalantës dhe Mariborit, Josip Iliçiç u aktivizua edhe me skuadrat e Fiorentinës, Palermos, Interblok, Bonifika dhe Britof.