Ishte apo jo penallti? Prekja e topit me dorë nga Dumfries, shumë polemika te Barcelona
Interi arriti të fitonte me shifrat 1-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e sotme të Champions League.
Takimi u vendos nga super goli i Calhanoglu.
Ndërkohë shumë polemika kishte për një rast të Dumfries në minutat e fundit, për një prekje të topit me dorë.
VAR e pa momentin dhe u lejua vazhdimi i lojës, ndërsa te Barcelona kishte shumë polemika.