Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban vizitën e tij në Kosovë, e ka vazhduar në Komunën e Prishtinës.
Legjenda e futbollit kroat, pas takimit me ministrin e sportit, Hajrullah Çeku, është takuar më të parin e Komunës së kryeqytetit tonë.
Boban në shoqëri të presidentit Agim Ademi është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Boban nis vizitën në Kosovë, takon ministrin Çeku
Legjenda kroate e futbollit, njëkohësisht zyrtar i UEFA-së, Zvonimir Boban ka filluar vizitën e tij në Kosovë.
Më ftesë të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, legjenda kroate e futbollit po viziton Kosovën.
Boban vizitën e parë në tokën dardane e ka nisur tek ministri i sportit, Hajrulla Çeku.
Ai më pas do të ketë takim edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa Boban do të takohet edhe me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.