Chelsea nuk ka hequr dorë nga ylli i AC Milanit, Rafael Leao.
‘Blutë’ e Londrës siç raportojnë mediat italiane, janë në negociata me ‘Rossonerët’ për transferimin e Leao në Londër.
Milani është duke e menduar shkëmbimin e Callum Hudson-Odoi dhe Christian Pulisic me Leao, por skuadra italiane thuhet se kërkon plus 90 milionë funte për t’u realizuar ky transferim.
Chelsea në tregun e verës që lamë prapa, kishte provuar që të transferojë Leaon në ‘Stamford Bridge’.
Leao po bën një sezon të madh me skuadrën e Stefano Piolit, dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesor tek Milani.
Ndryshe, sonte Leao do të zbresë në ‘Stamford Bridge’ në ndeshjen Chelsea-Milan që luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.