Pritet me padurim ballafaqimi i sotëm (14.00) mes skuadrave shqiptare, Shkupi - Voska Sport.
Skuadra nga Ohri synon që të befasojë kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupit, në ndeshjen e të tetës së finales së Kupë së Maqedonisë.
Futbollisti Ardit Demiri është optimist për ekipin e tij, Voska Sport, duke thënë: “Normalisht në ndeshje të tilla motivi është i lartë për tu paraqitur sa më mirë.
Për ne si klub, kjo është një ndeshje e madhe, ku mendoj se nuk kemi çfarë të humbasim, por përkundrazi në fushë do të futemi të motivuar maksimalisht.
E dimë që përballë kemi kampionët në fuqi, ashtu që rezultati përfundimtarë nuk duhet të na brengos”.