Djali i Rudi Vatës nuk ndalet, shënon për ekipin skocez!
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Roko, u bë protagonist në sfidën mes RB Lejpzig U19 dhe Celtic U19, e vlefshme për fazën e grupeve të “UEFA Youth League”.
16-vjeçari shqiptar, i cili ka zgjedhur për të luajtur me Irlandën, shënoi një supergol me një gjuajtje fluturimthi, që në minutën e parë të sfidës.
Me këtë gol ai kaloi skocezët në avantazh, teksa nëntë minuta më vonë erdhi dhe goli i dytë nga Letsosa, me Celtic që po udhëheqë momentalisht në transfertë me rezultatin 0:2.