Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër luan ndeshjen e tretë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Ballkani do të luajë në udhëtim tek Sivasspor-i i Turqisë.
Pas disfatës kundër Slavia Pragë dhe barazimit me CFR Cluji, skuadra e Ilir Dajës kërkon fitoren e parë në këtë ligë joshëse evropiane.
Skuadra turke është favorite nga të gjitha bastoret e njohura. 1.45 është koeficienti i fitores së Sivasspor. 4.33 është koeficienti i barazimit të mundshëm të Ballkanit, ndërsa fitorja përllogaritet me 7.50.
Ndeshja Sivasspo-Ballkani nis në orën 18:00.