Kuaduo Azamoah ka marrë një vendim surprizë për karrierën e tij!
Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i Interit ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 33-vjeçare.
Një vendim i papritur ky dhe befasues duke parë moshën e tij për të lënë zyrtarisht futbollin.
Gjatë karrierës së tij, ganezi ka fituar 6 tituj kampionë me Juventusin, 4 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa të Italisë, të gjitha me “Zonjën e Vjetër”.
Me Interin u aktivizua gjithsej në dy sezone, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Belinzonës, Torinos, Udinezes dhe së fundmi me Kaljarin, me të cilët e mbylli bashkëpunimin në fundin e sezonit të kaluar.
Së fundmi, Azamoah ka postuar një foto në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, me agjentin e tij Federiko Pastorelo duke shkruar: “Kohë të mrekullueshme. Gjithmonë një kënaqësi të punosh me ty!”, ishte postimi i ganezit.