Një karrierë interesante si futbollist e Ardian Koznikut!
Një karrierë e mundimshme, nga Vëllaznimi i Gjakovës në Prishtinë dhe në vitin 1990 shtegtoi në klubin e famshëm kroat Hajdukun e Spliti, gati sa u shndërrua në tragjedi!
Aeroplani rrëzohet në një fshat në Serbi, por fatmirësisht shpëtuan drejtuesit e Hajdukut me Ardian Koznikun, për të cilin lojtar i paguan 350 mijë marka dëmshpërblim KF Prishtinës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/05/auto_21664975959.jpg)
Disa fotografi interesante të realizuara të fotoreporterit Ilaz Bylykbashit, kur Kozniku luante me Prishtinën në vitin 1989-1990.
Kozniku ka pas një teknikë të përsosur, sulmues që nuk e kishte shoqin dhe është shqiptari që bëri histori në kampionatin e parë të pavarur kroat në edicionin 1991-1992, është golashënuesi më i mirë në kampionat.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/05/auto_31664975961.jpg)
Në vitin 1998 është fitues i medaljes së bronztë me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Botëror.
Selektor i kroatëve ishte Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish trajner i Prishtinës në vitin 1985!
Kozniku, një emër që nuk harrohet!